Mungesa e energjisë në Lezhë, nxënësit bojkotojnë mësimin, banorët protesta

Mungesa e energjisë elektrike prej 15 ditësh në fshatin Manati të Lezhës, ka qenë shkaku i bojkotimit të mësimit nga nxënësit e shkollës së këtij fshati. Përveçse kanë bojkotuar mësimin, ata kanë paralajmëruar se do bllokojnë edhe stacionin e pompimit të ujit.
Ndërkohë që banorët e fshatit Postribë kanë dalë sërish në protestë, ndërsa paralajmërojnë bllokimin e rrugëve. Zv ministri Nikollë Lesi e ka cilësuar situatën e mungesës së energjisë elektrike në këto fshatra si skandaloze. “CEZ padrejtësisht ndërpret mbi një muaj dritat. Mbi 16 mijë banorë kanë një muaj pa energji. CEZ bën dënim kolektiv dhe një masakër ndaj banorëve”, ka thënë ai.
Balkanweb.com
Add new comment