CNN: Klasa e mesme në Greqi, kategori drejt zhdukjes

Postuar në 18 Nëntor, 2012 05:08

Një reportazh i CNN që fitoi më shumë se 5 milion shikues në mbarë botën, ka në qendër klasën e mesme greke, të cilë e cilëson një kategori në zhdukje. 

Sipas rrjetit të madh të lajmeve CNN, klasa e mesme greke po bëhet një klasë e re shumë e dobët, tani në mes të krizës ekonomike dhe nën peshën e masave të reja shtrënguese. Reportazhi vëren se grekët dikur të pasur, panë jetën e tyre të shkërmoqet dhe të ndryshojë rrënjësisht në 2 vitet e fundit. 

Ndër personat që ka takuar gazetari i CNN në Athinë janë një grua e ve, një ish infermiere, e cila përpiqet për të përballuar muajin me 200 euro dhe një familje me 7 anëtarë, që luftojnë për të mbijetuar. Frigoriferi dhe dollapët bosh, me agoninë e përditshme për tryezën e ushqimit të fëmijëve, përbëjnë skenën e familjes që lufton për të mbijetuar në mes të krizës ekonomike. 

Një skenë e ngjashme edhe tek fqinjët, pasi shumica janë të papunë dhe pa sigurime shoqërore. Zgjidhje e përkohshme dhe "strehë" për të varfërit e rinj të Athinës, janë solidariteti dhe bamirësia. Reportazhi fokusohet në veprimet e shumta bamirëse që ndodhin në Athinë, në një përpjekje për të mbështetur njerëzit që janë në nevojë të madhe. "Organizatat, kishat dhe qytetarët ndihmojnë ofruar furnizime dhe rroba për fëmijët, ushqim për mijëra familje në nevojë dhe të pastrehë", shkruan CNN. 

Sipas një studimi të kohëve të fundit të ELSTAT, mbi 900 000 familje, pra 21.4% e popullsisë, tashmë përballen me rrezikun e varfërisë. Ky total prej 2 341 400 personash që kërcënohen nga varfëria, e rendit Greqinë në vendin e dytë me normën më të lartë të varfërisë në Evropë, menjëherë pas Bullgarisë. 

 

 

Anila Jole

 

Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.