OKB, shqetësim për gjendjen e emigrantëve në Greqi

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 10:36

OKB ka shprehur shqetesimin e saj te madh per situaten e emigrantëve në Greqi.I derguari i posacem i saj Francois Crepeau qe ka udhetuar nëpër Greqi për nëntë dite dhe ka pare nga afer kushtet e jetesës së emigrantëve të paligjshëm në qendrat e paraburgimit dhe në qytete, ka konstatuar se ato jane shpeshehere tronditëse. 

“Ata më thanë per dhunen qe ushtrohet ndaj tyre nga njerëzit në rrugë, me thane se jane grabitur shpeshhere nga punëdhënësit që nuk i paguajnë në fund të ditës,megjithese behet fjale per pak euro dhe me folen gjithashtu edhe për dhunën nga ana e personave qe zbatojne ligjin”, u shpreh Crepeau.

Fenomeni me karakteristik qe ka vecuar perfaqesuesi i OKB eshte ai i dhunes ndaj emigranteve qe eshte rritur shume muajt e fundit, nga elementet qe mbeshtesin partine neonaziste Agimi i Arte .Ndaj eshte pergjegjesia e Qeverise ka thene ai ,qe te perballoje kete situate te krijuar ku zemerimi i njerezve ndaj masave te ashpra te krizes, krimit te organizuar, papunesise dhe tensionit social, kanalizohet drejt emigranteve.

Francois Crepeau ka kritikur edhe procesin e paraburgimit per mijera emigrante te paligjshem numri i te cileve sa vjen e rritet pas operacionit Ksenios Zeus.Ne dhomat e paraburgimit ka emigrante qe mbahen per me shume se 18 muaj qe eshte afati per gjyq,fakt qe perben shkelje te te drejtave te njeriut, ndersa kushtet ne qelite ku ata mbahen jane dramatike.

“WC te ndyra dhe nuk behet asgje per to.Nuk ka drita.Kishte vetem nje drite artificiale ne hyrje dhe vetem kaq. Asgjë, asnjë televizior, asgjë për të lexuar, shumë pak informacion. Do te thoja se jane vende ku nuk mund te rrish as edhe per nje ore te vetme”, theksoi Crepeau.

Athina ka shume pune per te arritur standarte e duhura,shkruhet ne raportin perfundimtar te te derguarist special te OKB, pasi programi i emigracionit qe ka hartuar Qeveria me udhezimet e Brukselit, nuk eshte zbatuar per arsye te ndryshimeve ne skenen politike te vendit, te krizes financiare,por edhe te mungeses se pergjegjesise dhe te politikave te BE per emigracionin.

Greqia eshte nje porte e madhe hyrjeje per emigrantet nga jugu dhe nga lindja, qe perpiqen te shkojne drejt Europes ,por qe perfundimisht ngelen te bllokuar ne qytetet me te medha te saj,duke mos pasur as mundesi kthimi ne atdhe.

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.