Mesila Doda e sëmurë, qeveria i jep 11 milionë lekë për kurim

Postuar në 06 Shkurt, 2013 13:39

 

Deputetja demokrate, Mesila Doda, duket se është sëmurë dhe ka nevojë për kurim. Kjo bëhet e ditur pas një vendimi të marrë ditën e sotme nga ana e qeverisë, e cila ka marrë vendim që ta ndihmojë atë me 11 milionë lekë për kurim. Më poshtë është vendimi i plotë që ka marrë qeveria:

“VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË ZNJ. MESILA DODA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45,  të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, zëri “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 1 100 000 (një milion e njëqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të znj. Mesila Doda.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA”

    TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.