Reforma territoriale, opozita nuk jep konsensusin, Meta: Pretendime politike

Postuar në 22 Janar, 2014 15:42

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku do të diskutohej lidhur me ngritjen e komisionit parlamentar për reformën administrative-territoriale është mbyllur pa një konsensus mazhoranës dhe opozitës.
Në një komunikim për mediat pas kësaj mbledhjeje Kreu i Kuvendit, Ilir Meta shprehu keqardhjen për refuzimin e konsensusit nga ana e opozitës lidhur me komisionin për reformën territoriale dhe i cilësoi si tërësisht politike pretendimet e paraqitura prej saj.
“Është për të ardhur keq që nuk u arit konsensusi me pretendime politike nga opozita. Realizimi i reformës territoriale është një domosdoshmëri. Çdo vonesë është kosto për qytetarët, për buxhetin e shtetit dhe pushtetin vendor”, tha Meta.
Meta u shpreh se mazhoranca është e vendosur për të mos e humbur durimin deri në arritjen e konsensusit të plotë për realizimin e kësaj reforme që synon të përmirësojë shërbimin për qytetarët.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.