Shqiptari më i kërkuar në Europë, fshihet në Spanjë.

Shqiptari Dritan Rexhepi, i akuzuar për dy vrasje dhe grabitje me armë në vitin 1999 në vendlindje, figuron ndër personat më të kërkuar nga në Europë. Sipas mediave spanjolle, veç Shqipërisë, Britanisë dhe Belgjikës, Rexhepin e kërkon edhe Spanja, e cila e ka listuar në listën e 10 më të kërkuarve.
Gazeta spanjolle “La Vanguardia” shkruan në një artikull të saj, se policia spanjolle ka shpërndarë me qindra foto të Rexhepit në vend dhe kërkon informacion për kapjen e tij. Mendohet se Rexhepi, i cili pak kohë më parë u arratis nga një burg i Belgjikës, fshihet në rajonin e Katalunjës.
Për Rexhepin ka shkruar ditën e djeshme edhe britanikja e “Evening Standard”, e cila shkruan se Rexhepi figuron në listën e 17 personave më të rrezikshëm që kërkohen nga drejtësia britanike. “Dritan Rexhepi, 32 vjeç, kërkohet për vrasje dhe grabitje me armë nga autoritetet shqiptare dhe belge.
Add new comment