Ja si u vranë e u dogjën dy shpërndarësit për tregtinë e drogës në Durrës.

Postuar në 24 Shkurt, 2014 16:32

Prokuroria e Durrësit ka zbardhur në detaje gjithë skenën e vrasjes së dy të rinjve nga Kruja për pazaret e drogës në Durrës. Ditën e sotme, në gjykatën e qytetit bregdetar u zhvillua seanca për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit si autor i krimit.
Prokuroria deklaroi në seancë se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se:
Më datë 20.02.2014 rreth orës 22.10 se në vendin e quajtur lagja nr.14/1 Kënetë, Durrës janë gjetur të vrarëe dhe të djegur në një automjet tip Mercedes Benz 270, dy persona ende të pa identifikuar.

Njoftimi për këtë ngjarje është bërë nga banorët e zonës të cilët kanë parë flakët e zjarrit që dilnin nga ky automjet dhe ndër të tjera kanë parë se në bagazin e këtij automjeti dalloheshin këmbët e një personi.

Pas njoftimit të marrë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë dhe ato të zjarrfikses të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Pas shuarjes së zjarrit është bërë e mundur identifikimi i pronësisë së automjetit që është djegur që I përket shtetasit Sh. Babasit.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore shtesë në lidhje me këtë ngjarje ka rezultuar se kufomat e gjetura në automjet, jane identifikuar dhe i perkasin shtetasve Shaban Babasi, me banim ne fshatin Kambersa Fush – Krujes dhe shtetasit Alber Kasalla me banim ne Fush – Kruje.
Nga hetimet hetimore paraprake ka rezutuar se viktimat Shaban dhe Albert kane ardhur ne qytetin e Durresit me automjet se bashku me shtetasin B. A., per te takuar nje te njohurin e tyre me emrin Odise Verbofshi, i cili ka nje servis automjetsh ne lagjen nr.14, Shkozet Durres. Takimi i viktimave me te dyshuarin Odise Verbofshi eshte bere ne lagjen nr.14, Shkozet Durres tek nje karburant rreth ores 12.00 te dates 20.02.2014.
Viktimat pasi jane takuar me te dyshuarin Odisen, I kane thene B.A. qe te priste aty se kishin nje pune dhe do ktheheshin shpejte duke levizur me automjetin me targa AA xxx BJ qe perdorej nga viktima Shaban Babasi. Pasi ka kaluar nje kohe rreth nje ore B.A, shok me viktimat ka qene ne pritje te tyre tek servisi I te dyshuarit Odises. Por akoma nuk po vinin dy viktimat. Aty eshte afruar I dyshuari Odise ku B.A e ka pyetur se ku jane Shabani me Albertin dhe ai i ka thene se do vijne nuk vonohen se kane takuar dajen.

Pasi dy viktimat jane vonuar per te ardhur, B.A ka njoftuar shokun e tij dhe njekohesisht te viktimave shtetasin I.Th., duke e vene ne djeni per vonesen e tyre. Ky i fundit është munduar të marrin kontakt me dy viktimat, por numrat e celularve u kane dale te fikur. Ai ka kontaktuar me te dyshuarin ku ky i fundit i ka thene qe te mos kete merak se jane ne nje takim me dajen e tij. Me pase I.Th. eshte nisur per ne qytetin e Durresit ku rreth ores 16.00 eshte takuar ne autostrade tek mbikalimi i Shkozetit me B.A. dhe te dyshuarin Odisen.

Ne bisede e siper Odisea I ka thene I.Th. se Shabani me Albertin me kane plagosur dajen, por pas ketij veprimi jane larguar duke lene dhe makinen dhe telefonat ne makine. I.Th. I ka kerkuar te dyshuarit te takohej me dajen e te dyshuarit por ky i fundit i eshte shmangur duke i thene se e ka derguar per mjekim ne nje doktor privat dhe se do te kontaktonte me vone, po keshtu i ka thene se celsat e automjetit i kishte vete Odisea.
Me pas I.Th. se bashku me B.A kane shkuar ne Fushe – Kruje dhe prisnin qe te vinin dy viktimat. Gjate kesaj kohe vellai i viktimes ka komunikuar me I.Th. dhe pasi jane takuar ne nje lokal ne fshatin Kameras shtetasi I.Th. ka thene se Odise i ka thene se Shabani me Albertin kishin plagosur dajen e tij dhe ishin larguar. Ne vazhdim I.Th., se bashku me B.A, dhe dy te tjere kane levizur ne drejtim te Gjirit te LAlzit ne nje lokal qe ka Shabani, duke menduar se mos kane shkuar atje per strehim. Por nuk kane gjetur asnje person. Gjate gjithe kohes I.Th ka patur kontakte me celulare me te dyshuarin Odise Verbofshi, ku ky i fundit i thoshte se do vij te takoje dhe te sqarohemi per ngjarjen.
Rreth ores 20.00 i dyshuari i ka kerkuar shtetasit G. Pili qe ta ndihmonte ate qe te leviznin me motorre se i kishte mbetur nje makine dhe ta conte me motorrin e te dyshuarit. I dyshuari ka shkuar ne shtepin e vjerrit te tij me nje motorrciklete ku eshte takuar me shtetasin Gazep Pili dhe i ka kerkuar ketij te fundit qe te merrte nje bidon plastik se duhet per te marre karburant se i ka mbetur nje makine qe e kishte marre per te rregulluar ne mes te rruges.
Me pase I dyshuari Odisea se bashku me te dyshuarin tjeter Gazep jane larguar me nje motorciklet ku ne drejtim te saj ka qene Odise dhe ne sendilen e pasme ka qene Gazepi. Ata kane qendruar ne nje karburant, ku kane marre nje sasi prej 670 lekesh bezine ne nje bidon plastic. Me pas kane shkuar ne afersi te kryqezimit te rruges qe te cone per ne Shenevlash vend ne te cilen I dyshuari Odise kishte lene automjetin me targa AA xxx BJ dhe kane zbritur nga motorrcikleta. Me pase Odiseja eshte futur ne kete automjet duke marre me vete dhe bidonin me bezine ndersa I dyshuari Gazep eshte larguar me motorrin e Odises. Me pase i dyshuari i ka vene zjarrin ketij automjeti ku Brenda tij kane qene dhe dy viktimat.
Nga kqyrja e kufomave te dy shtetaseve ka rezultuar se te dy viktimat ishin te vrara me arme zjarri dhe pastaj ishin djegur pjeserishte ne automjetin me targa AA xxx DJ .
Gjate kontrollit te baneses se tij u sekuestruan keto prova materiale:
- (nje) pistolete me ngjyre e zeze ,pa kreher ne te me dy pllaka bakaliti, ne doreze ka mbishkrimin “EKOL-SPECIAL 99 caliber 9Mm P.A, me numer te stampuar ne trupin “EV-1291848”
-nje kreher pistolete ku ka nje fishek luftarak , ngjyre bronxi , , me kapsolle te pagoditur , me, me mbishkrimin “12-7.65-S&B”,
-1 (nje) pistolete me ngjyre e zeze , me dy pllaka ebaliti, me kreher ne te , me trup te nikeluar , ku ne djepin luajtes ka mbishkrimin “K mod. LADY K ITALY cal 8 mm, K-cal 9972” me numer te stampuar ne trupin “A67071”
- 1(nje) cope gezhoje pistolete e deformuar , ngjyre bronxi , me kanal unazor ne fundin e saj , me gjatesi 17 mm.
-(nje) fishek luftarak , ngjyre bronxi , e lyer me njolla me ngjyre te kuqe si ajo e gjakut, me kanal unazor ne fundin e saj , me gjatesi 17 mm, me kapsolle te goditur pak , me predhe konike, me mbishkrimin “12-7.65-S&B”, e cila u moren me cilesine e proves materiale
-2(dy) cope gezhoje pistolete kaliber 9 mm
-nje pasaporte leshuar ne emer te shtetasit Odise Verbofshi me numer Z0335881.
-Ne siperfaqen e dyshemes,ambjentet brenda baneses dhe pjesen e jashtmme te shtepise jane gjendur njolla te kuqe si te gjakut.
-74 kg lende narkotike e dyshuar si kanabiss sattiva e paketuar.
Sa me siper me date 21.02.2014 ne oren 16.00 eshte bere arresti ne flagrance per vepren penale “Fshehjes ose asgjesimit te kufomes“ te parashikuar nga neni 303 te K.Penal, i shtetasit Gazep Pili, lindur me 1993, pasi ky shtetas ka ndihmuar te dyshuarin duke blere nje sasi lende djegese bezine dhe e ka cuar me nje motorrciklete ne vendin ku ka qene automjeti i siperpermendur dhe me pase eshte larguar duke lene Odisen qe te digjte automjetin meqellim qe te asgjesonte dy kufomat qe kane qene brenda ne automjet.
Bashkelidhur po iu dergojme materialet e para hetimore te pregatitura nga ana jone per filimin e procedimit penal per vepren penale te parashikuar nga neni 79 germa “dh”, 278/4, 283 te K.Penal ne ngarkim te shtetasit Odise Verbofshi dhe per vepren penale te parashikuar nga neni 303 te K.Penal ne ngarkim te shtetasit Gazep Pili.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.