Topalli akuza Ramës: Dil e fol, mos belbëzo e shaj pas shpinës sime.

Postuar në 27 Shkurt, 2014 06:36

Deputetja demokrate dhe ish kryetare e kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka lëshuar lumë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka marrë fjalën në seancën e kuvendit.

Topalli është shprehur se kryeministri duhet të flasë hapur dhe jo pas shpine.

“Zoti kryeministër mos fol pas shpinës time, bëhu njëherë burrë dhe dil fol. Është e turpshme. Kryeministri zgërdhihet, shan, i turret opozitës, një minimum edukate duhet ta tregosh përpara deputetëve dhe shqiptarëve. Ti je kryeministri më i pafytyrë që mund të ekzistojë, dil dhe fol përballë dhe mos belbëzo aty mbrapa duke fyer e duke kërcënuar. Mos fol pa leje, je kryeministri më qesharak që ky parlament ka parë ndonjëherë”, u shpreh Topalli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.