Aksident në Fushë-Krujë, plagosen 4 persona.

Postuar në 01 Mars, 2014 02:09

Një aksident me katër të plagosur në rrugën nacionale Fushë-Krujë-Tiranë u shënua mëngjesin e sotëm. Nga ky aksident mbetën të plagosur katër persona, të cilat janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për t’ju dhënë ndihmën e nevojshme. Policia, e cila ka vajtur menjëherë në vendngjarje bën të ditur dy nga katër emrat e personave të plagosur. Sipas policisë është plagosur Ardian Cani 44 vjeç nga Tapiza dhe Masllan Demiri 40 vjeç nga Kamza. Policia informon shkakun e aksidentit. Sipas saj mjeti “Audi” me targa Sh2286E ka qenë me shpejtësi dhe është përplasur me mjetin tip “Benz” me targa AA450CU. Pas përplasjes mjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.