Lirohet nga burgu përjetë gjenerali shqiptar i ushtrisë turke.

Postuar në 08 Mars, 2014 09:22

Një ish-shef i ushtrisë turke, me origjinë shqiptare, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për rolin e tij në një komplot për të rrëzuar qeverinë turke, është liruar nga burgu në Stamboll. Një gjykatë lokale urdhëroi lirimin e Gjeneral Ilker Basbug, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë përmbysi dënimin e tij, duke cituar një teknikalitet ligjor.
Gjeneral Basbug, i cili ka qenë në krye të ushtrisë turke nga 2008-2010, u dënua me burgim të përjetshëm në Gusht të 2013-s. Dhjetra njerëz u akuzuan gjithashtu mbi komplotin e pretenduar. Gjenerali u shpall fajtor se kishte udhëhequr një rrjet të fshehtë të nacionalistëve ekstremistë, të njohur si Ergenekon.
Grupi thuhej se kishte komplotuar për të rrëzuar qeverinë aktuale të partisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK). Por, Gjenerali Basbug, i cili ka mohuar gjithnjë akuzat, u la i lirë gjatë së premtes.
Ilker Basbug rrjedh nga një familje shqiptare me origjinë nga fshatrat që lidhin Kosovën me Luginën e Preshevës, mirëpo që në disa media turke ende quhet Sanxhaku i Nishit, një krahinë e përfshirë në kuadër të Vilajetit të Kosovës.
Familja e gjeneralit Basbug u vendos në fshatin Afyonkarahisar në Turqinë Perëndimore, i cili është i banuar kryesisht nga popullsia shqiptare. Babai i tij Sulejman Beu ishte një burrë i pashëm me një zotnillëk të paparë që çmohej në Afyonkarahisar. Nëna e tij Makbulja gjithashtu ishte me origjinë shqiptare nga qyteti i Manastirit, mirëpo e lindur në Afyon. Ilker ka lindur me 1943.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.