Rama: Elbasani, graviteti i Ditës së Verës.

Kryeministri Edi Rama vizitoi të premten në Ditën e Verës , Panairin e hapur në qytetin e Elbasanit. “Ky qytet është graviteti i Ditës së Verës, dhe është kënaqësi të jesh në këtë qytet në këtë ditë feste”, deklaroi kryeministri Rama.
Ajo që mësova me kënaqësi, tha Kryeministri në fjalën e tij, është se shumë emigrantë shqiptarë të kthyer kanë filluar të bëjnësipërmarrje të suksesshme .
“Janë të kënaqur dhe të motivuar dhe përbëjnë një shembull të shkëlqyer, qoftë për të tjerë që dëshirojnë të kthehen e të investojnë kursimet e veta këtu, qoftë për ata që në Shqipëri janë në kërkim të një pune dhe së ardhmes”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se, qytetarët duhet të shikojnë me shumë tek talenti dhe zotësia e tyre dhe tek sektori privat për të filluar një biznes të vogël, apo për t’u angazhuar në sektorin privat, pasi shteti nuk mund të jetë punëdhënësi më i madh.Kryeministri Edi Rama gjate aktivitetit me rastin e festes se Dites se Veres ne Elbasan Foto Miranda Sadiku 1
Dhe lufta jonë për punësim real dhe kundër papunësisë, informoi Kryeministri Rama, është në radhë të parë e fokusuar tek krijimi i hapësirave të reja për sektorin privat, për të hapur vende të reja pune, përmes sipërmarrjes private dhe sigurisht me mbështetjen e pakursyer dhe me politika, ide e energji të reja nga ana e qeverisë.
Add new comment