Aksident në Laç-Mamurras, katër persona mbeten të plagosur.

Postuar në 15 Mars, 2014 13:52

Katër persona mbetën të plagosur pasditen e sotme, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në rrugën e vjetër Laç-Mamurras.
Burime nga policia kanë thënë se nga përplasja e dy makinave janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me ta.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.