Elbasan, operacioni “Bradasheshi”, arrestohet punonjësi i zyrës postare.

Postuar në 18 Mars, 2014 03:15

Një 50 vjeçar me profesion arkëtar i zyrës postare në komunën Bradashesh të qytetit të Elbasanit, është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet për veprën penale “ shpërdorim detyre” dhe “ vjedhjes”.Burime të Policisë bëjnë të ditur se “ është finalizuar operacioni i koduar “ Bradasheshi” duke bërë të mundur arrestimin e 50 vjeçarit Kujtim Kacabunja me banim në Elbasan, punonjës i zyrës postare në Bradashesh.

Mësohet se gjatë ushtrimit të detyrës Kacabunja ka vjedhur një shumë prej rreth 760 mijë lekë të vjetra . Në mënyrë flagrante Kacabunja abuzonte me detyrën duke mos arkëtuar në CEZ faturat e energjisë elektrike që paguanin shtetasit e komunës Bradashesh nga muaji janar i vitit 2013 e deri në muajin mars të këtij viti.Gjatë kontrollit të ushtruar nga ekspertë të krimit ekonomik 50 vjeçarit ju gjetën dhe sekuestruan nën cilësinë e provës materiale  faturat e energjisë elektrike që ishin paguar nga qytetarët dhe që nuk arkëtoheshin prej tij. Ky është rasti i dytw brenda  tre ditësh në zyrat postare të qarkut të Elbasanit. Vetëm tre ditë më parë Policia arrestoi tre punonjës së zyrës postare në komunën Gostimë të rrethit të Elbasanit, ku u akuzuan për vjedhje, nëpërmjet faturave të CEZ.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.