Kurbin, sekuestrohen 22 kallëpe tritoli e 20 granata, 1 në pranga.

Postuar në 19 Mars, 2014 14:15

Policia e Kurbinit sekuestroi sot 22 kallëpe tritoli dhe 20 granata. Sipas të dhënave të policisë municionet janë gjetur në një banesë në fshatin Shënmëri.

Policia ka arrestuar një person si posedues të municioneve, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Blutë e Kurbinit, bëjnë me dije gjithashtu se në banesën e tij kanë gjetur edhe një pushkë e disa fishekë. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.