Tiranë, përplasen gjashtë automjete, plagoset një grua.

Gjashtë automjete u aksidentuan mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme në kryeqytet.
Sipas informacioneve të fundit në aksident ka mbetur e plagosur një grua.
Ngjarja ka ndodhur tek rruga “Kongresi i Manastirit” ku një Hummer ëhstë përplasur me një furgon dhe katër automjete të tjera.
Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Forcat e rendit mësohet se kanë ndaluar drejtuesin e mjetit Hummer.
Add new comment