Pr/ligji për trajtimin e të burgosurve, Hysi propozon disa ndryshime.

Postuar në 24 Mars, 2014 08:47

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vijoi të hënën votimin nen për nen të projektligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, ndërsa shtyu për mbledhjen e radhës votimin në tërësi të tij.

Gjatë seancës, që u drejtua nga Kryetari i Komisionit, Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafa, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Edlira Jorgaqi.

Relatorja e çështjes, Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi propozoi disa ndryshime në projektligjin e paraqitur nga qeveria.

“Koha e ajrosjes nuk duhet ngatërruar me kohën ku i burgosuri merret me aktivitete kulturore. Të burgosurit duhet të kenë jo vetëm të drejtë, por edhe mundësi për të ndjekur shkollën, kjo sipas dispozitave, që do të thotë me kohë të pjesshme”.

Po ashtu për të miturit, Hysi, propozoi një rregullim të përpjesëtimit të kohës së lirë me atë të ajrosjes, në favor të kohës së lirë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, në fjalën e tij gjatë argumentimit të neneve në fjalë theksoi se ky projektligji do na japi më në fund mundësin për të ndarë qartësisht kompetencat, të drejtat dhe detyrimet e institucioneve përkatëse dhe vetë të burgosurit, pa pasur mbivendosje të kompetencave.

”Ky ligj vjen dhe në nevojë të projektligjit tjetër të cilin po diskutohet në kuvend, tha Zoto, pr/ligjit që flet për policinë e burgjeve, si një hallkë e rëndësishme e sistemit penitenciar.

“Ky projektligji i hap rrugën modernizimit të mardhënieve mes të burgosurit apo paraburgosurit dhe institucioneve penitenciare në vend,duke e përafruar legjislacionin me standardet e BE-së”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Pas përfundimit të diskutimeve u ra dakord për disa ndryshime në projektligj. Këto ndryshime sëbashku me pjesën tjetër të projektligjit do të votohen në mbledhjen e radhës së komisionit të ligjeve, ku pritet dhe miratimi i pr/ligjit për kalimin në seancë plenare

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.