Kanosën me armë 40 vjecarin, tre të ndaluar në Durrës

Postuar në 24 Mars, 2014 15:38

Në vijim të informacionit paraprak te dhene per shtyp diten e sotme mbi ngjarjen e shenuar pergjate mengjesit në Durrës, në vijimësi të veprimeve proceduriale për zbardhjen e plote te rrethanave te rastit dhedokumentimin e kësaj ngjarje, në orën 18.00, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve: Tauland Hasa, 23 vjec, banues në fshatin Qerret Kavajë; Selim Çelçima, 29 vjec, banues në Durrës; Ismail Troplini, 32 vjec, banues në Arapaj Durrës.

Arrestimi i dy shtetasve të parë u krye pasi dyshohet se sot rreth orës 07.45, në lagjen 6 Durrës, në bashkepunim kanë kanosur me armë zjarri automatik duke qëlluar në ajër shtetasin T.F., 40 vjec, banues në Durrës, ndërsa shtetasi Ismail Troplini u arrestua për moskallëzim krimi.

Në vendin e ngjarjes u bllokuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sërë gëzhojash si dhe një automatik model 56.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.