U kap me kallashnikov në banesë, ndalohet 41 vjeçari në Shkodër.

Postuar në 26 Mars, 2014 02:40

Është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Sokol Pali, vjeç 41, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik Model 56 mm, së bashku me pesë krehëra të mbushur me fishekë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u kaluan për kompetencë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë me disa materiale të vjedhura në qytetin e Lezhës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.