Durrës, bien në pranga dy autorët e shtatë grabitjeve në janar-mars 2014.

Dy persona jane vene ne pranga nga policia e Durresit me akuzen se kane kryer te pakten shtate vjedhje ne harkun kohor janar-mars 2014.
Burimet zyrtare thane sot ne mengjes se struktura për hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policisë Durrës ditën e djeshme shënoi një tjetër rezultat që lidhet mezbardhjen e dokumentimin e një sërë vjedhjesh lokalesh e banesash, ndodhur kryesisht në lagjet 16, 17 dhe 14 Shkozet të qytetit të Durrësit.
Policia saktesoi se nga puna hetimore u arrit të identifikohen dhe në orën 23.00 u bë ndalimi i dy shtetasve, bashkautorë të dyshuar në këto vjedhje:
1-Edmond Pjetri, 18 vjec, banor i lagjes Nr. 17 Durrës.
2-Erjon Ferra, 19 vjec, banor i së njëjtës lagje.
Behet e ditur nga policia se personat në fjalë dyshohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, përgjatë periudhës janar-mars 2014, kanë realizuar vjedhjet me thyerje të të paktën 7 dyqaneve e banesave, konkretisht:
• Më date 28.01.2014, në lagjen 17/1 Durrës kane vjedhur dyqanin e shtetasit K.M. në të cilin kanë përvetësuar produkte ushqimore e cigare.
• Më date 11.02.2014, ne lagjen 14/1 Durrës kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F.H. në të cilin kanë vjedhur 60 artikuj veshmbathje.
• Më date 04.03.2014 kane vjedhur dyqanin e shtetasit A.K. ne lagjen 16/1 Durrës, në të cilin kanë marrë artikuj ushqimorë me vlerë 6.000 lekë të rinj.
• Më date 21.03.2014 kane vjedhur banesen e shtetasit B.K. ne lagjen 17/1 Durrës, në të cilën kanë marrë një televizor.
• Më date 25.03.2014 kanë vjedhur magazinën e shtetasit F.S. në lagjen 16/1 Durrës, në të cilën kanë marrë motocikletën e markes Dajang me targa DR 716B.
• Më date 26.03.2014 kanë vjedhur lokalin e shtetasit B.K. në lagjen 17 Durrës, në të cilën kanë marrë një televizor 42 polësh, një ekspres kafeje së bashku me mullirin.
• Më date 26.03.2014 kanë vjedhur banesen e shtetasit F.M. në lagjen 14/1 Durrës, në të cilën kanë marrë produkte të ndryshme ushqimore.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një motociklete të vjedhur, një televizori Samsung plazma, i disa veshjeve të vjedhura.
“Po kështu u sekuestruan për llogari të hetimit disa pajisje të përdorura nga këta persona për hapjen e qepenave dhe banesave. Materialet iu kaluan Prokurorisë Rrethit Durrës për veprën penale të “Vjedhjes ne bashkepunim””, thuhet ne deklaraten zyrtare te policise se Durresit.
Add new comment