Sarandë, i dënuari arratiset, pranga policit që la vendin e shërbimit.

Postuar në 28 Mars, 2014 12:28

Një punonjës policie është vënë në pranga pasi u largua nga vendi i shërbimit duke lejuar kështu një person të ndaluar, të largohet nga dhoma e paraburgimit në Spitalin e Sarandës.

Sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme, me datë 28.03.2014, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Delo Latif Xholi, me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Policisë Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë, pasi ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të  detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Punonjësi i policisë Delo Xholi, ka qënë i planizuar me shërbim në dhomën e paraburgimit në Spitalin e Sarandës, me detyrë ruajtjen e shtetasit Stefan Kico Ndini i  ndaluar në datën 25.03.2014 për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 dhe 22 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësi i policisë Delo Zholi, gjatë shërbimit në ruajtjen e të ndalurit në dhomën e paraburgimit të Spitalit Civil të Sarandës, në kundërshtim me përmbushjen e detyrës, është larguar nga shërbimi duke i krijuar mundësi të ndaluarit të largohet.

Me veprimet e mosveprimet e tij,  në kundërshtim me ligjin, ky punonjës policie ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Materialet hetimore ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.