Abuzuan me detyrën, prokuroria akuza për 2 ish zyrtarë të Aluiznit Vlorë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj dy ish-zyrtarë të lartë të Drejtorisë së ALUIZNI-t në Vlorë, të akuzuar për shpërdorim detyre. Ish-drejtori Roland Tafilaj dhe ish-përgjegjësi i sektorit të Urbanistikës dhe Legalizimit, Besnik Zërra akuzohen nga prokuroria se kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin, në favor të disa shtetasve, hapësira publike në zonën e njohur “Tre Racat” në këtë qytet. Në vendin ku ndodhen këto pasuri të legalizuara, nuk lejohet kryerja e ndërtimeve pasi sipërfaqja e pasurive në fjalë është është parashikuar si zonë e gjelbër, që do të thotë se në këtë zonë nuk mundet që të bëhen ndërtime. Kjo, sipas Planit të Përgjithshëm Rregullues të Qytetit, si dhe Rregullores së Planit të Përgjithshëm të Zonës Qëndore të Qytetit, i miratuar me vendim të KRRTRSH-së.
Add new comment