Lushnje, arrestohet polici në gjendje të dehur, aksidentoi kalimtarët.

Arrestohet punonjësi i Policisë, i akuzuar se në gjendje të dehur ka aksidentuar dy qytetarë.
Ministria e Brendshme njoftoi se shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë të rolit bazë,Ramadan Zeqo, me detyrë specialist i Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve në Stacionin e PolicisëRrogozhinë.
Polici akuzohet për veprat penale “Shkelje të Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Sipas burimeve zyrtare, në datë 29.03.2014, në aksin rrugor Pompat – Çermë Sektor, Lushnjë, punonjësi i policisë Ramadan Zeqo, duke drejtuar automjetin me targë DR 4134 B, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur një grup këmbësorësh prej 5 vetash, duke dëmtuar shtetasit D.M. dhe A.D.
Pas marrjes së njoftimit për aksidentin e ndodhur është ngritur Grupi Hetimor, i cili ka kryer të gjitha veprimet hetimore-proceduriale.
Pas kryerjes së alkool-testit rezultoi se Zeqo, kishte konsumuar pije alkoolike tej normave të lejuara. Pas prangosjes së policit, materialet u dërguan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për hetime të mëtejshme.
Add new comment