Makina godet kalimtarin tek Unaza e re, i lёnduari nё gjendje tё rёndё.

Njё person mbeti i plagosur nё gjendje kritike pёr jetёn pas njё aksidenti automobilistik tё ndodhur pak minuta mё parё nё zonёn e Unazёs sё re nё Tiranё. Njё automjet mёsohet se ka goditur njё kalimtar tё moshёs rreth 40 vjeçare duke e lёnduar rёndё. Ai ёshtё dёrguar menjёherё nё Spitalin Ushtarak ku po i nёnshtrohet ndёrhyrjes mjekёsore ndёrsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit derisa tё sqarohen rrethanat e plota tё ngjarjes.
Add new comment