Braçe: Ku fshihet Bujar Nishani? Gjyqtarёt e tij, vendime kriminale

Postuar në 05 Prill, 2014 09:35

Deputeti i Partisё SocialisteErjon Braçe kritikoi Presidentin e Republikёs Bujar Nishani. Nё njё koment tё publikuar nё rrjetin social Facebook, Braçe pyet nёseka ndonjё arsye pёrse Presidenti hesht.

“E kam fjalёn pёr skandalet serial tё gjykatёsve tё tij nё Gjykatёn e Apelit. Pse fshihet? Dy javё mё parё, Presidenti u bё protagonist duke u pёrfshirё nё betejёn epolitikёs me rendin publik, natyrisht pa dhёnё asnjё kontribut dobiprurёs. Po tan ipse hesht? E kam falёn pёr cёnimin e rendit publik nga akte kriminale qё pasojnё vendime po aq kriminale tё gjykatёsve tё tij, kryesisht lirime nga burgu. Presidenti i Republikёs ёshtё i pari nё krye tё Kёshillit tё Lartё tё Drejtёsisё, asaj qё kumbari i tij e quan Qeveria e Gjyqёsorit. Pёrgjegjёsia ёshtё e tij direkt! Sistemi qё ai drejton ёshtё kalbur e kriminalizuar deri nё palcё. Presidenti duhet tё marrё pёrgjegjёsi”, insiston Braçe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.