Tiranë, një makinë përplas dy këmbësorë, largohet nga vendi i ngjarjes.

Dy këmbësorë janë përplasur nga një automjet rreth orës 19:45 të mbrëmjes së sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në rrugën “Pjetër Budi”.
Automjeti që përplasi dy personat identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa u dhënë asnjë lloj ndihme.
Të aksidentuarit janë nisur me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohëpolicia rrugore ka nisur aksionin për kapjen e automjetit që shkaktoi aksidentin dhe sqarimin e rrethanave.
Add new comment