Korçë, 49-vjeçari plagoset me thikë nga i vëllai.

Një 49 vjecar është plagosur ditën e sotme me thikë në Korçë. Policia lokale ka bërë të ditur ngjarjen e ndodhur duke pohuar se i dëmtuari është qëlluar me thikë nga vëllai i tij.
“Rreth orës 17.25, te ditesse sotme, në Urgjencën e spitalit Korçë, eshte cuarnga
familjaret, shtetasi R.R, 49 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se është goditur
me thikë (ne pjesen e barkut), nga vëllai i tij Th. R banues në Korçë, i cili është jashtë
rrezikut për jetën”, tha policia.
Burimet zyrtare kanë thënë më tej se po punohet për kapjen e autorit. U ngrit grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje.
Add new comment