Policia: Ja arsenali i armëve i sekuestruar në Dibër, një i dyshuar në pranga.

Postuar në 24 Prill, 2014 13:10

 Policia e shtetit njoftoi se më datë 24.04.2014, në orët e para të mëngjesit, nga strukturat Drejtorisë së Policisë Qarkut Dibër në bashkëpunim ato të Komisariatit të Policisë Dibër, është finalizuar me sukses operacioni i koduar ”GULINOVI”, ku si rezultat është sekuestruar një arsenal armatimi dhe municionesh luftarake, dhe është arrestuar një shtetas .
Konkretisht në kuadër të këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasait Shaban Murati, vjeç, 63, banues në Dibër .

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme armatimi dhe municione luftarake, dhe konkretisht :

-Pushkë model -63 Copë 3 (tre).
-Automatik model -56 Copë 1 (një).
-Mitroloz (gulinov) Copë 1 (një).
-Armë gjahu e llojit teke Copë 1 (një).
-Pistoletë TT Copë 1(një).
-Minë antitank Copë 1 (një).
-Predha antitank Copë 2 (dy).
-Granata luftarake Copë 20 (njëzetë).
-Fishekë automatiku Copë 2800 (dy mijë e tetëqind).
-Radio marrëse dhënëse policie Copë 3 (tre).
-Kapsolla detonatore Copë 50 (pesëdhjetë).
Materialet në ngarkim të shtetasit Shaban Murati do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe muncioneve luftarake” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, ndërkohë i gjithë arsenali i armatimit do ti nënshtrohet egzaminimeve përkatëse në Institutin e Policisë Shkencore me qëllim verifikimin nëse këto armë janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.