Biznesmeni Zafar Ansar: Gati të dëshmoj në gjykatë kundër Argita Malltezit.

“Argita më ofroi shërbimet e saja dhe unë rashë dakord të bashkëpunoja me të. Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja përshërbimet ligjore, përveç të cilave kërkonte edhe 3% si tarifë suksesi. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet”. Ky ishte deklarimi tronditës me zë dhe figure, i biznesmenit me origjinë pakistaneze Zafar Ansar I cili jeton në Suedi, dhënë TopChannel në 26 Janar 2013 I cili implikonte zyrën ligjore të Argita Berishës vajzës së ish kryeministrit Berisha, në atë që ai e pëshkruan si praktikë korruptive. Behet fjalë për një investim që ai kërkonte ta zhvillonte në Shqipëri në fushën e energjitikës me vlerë 100 miljon Euro. Zafar Ansar pas 4 vitesh rikthehet në Tiranë me dëshirën për ti vijuar projektet e lëna në mes pasi sic deklaron ai “Tani qeveria ka ndryshuar dhe jam këtu për të parë nëse me të vërtetë ndryshimet kanë ndodhur dhe cilat janë mundësitë për të bërë biznes në Shqipëri”.Ndryshe nga dy intervistat e mëparshme nëpërmjet SKYPE, Top-Channel u takua me zotin Ansar në Tiranë, kësaj here balle për ballë, për ta pyetur jo vetëm për planet e biznesit. Fillimisht ai i përgjigjet pyetjes nëse ndjehet i keqardhur për atë që ndodhi 4 vite më parë kur nuk mundi të realizonet projektet pasi u përball me një sër problemesh. Me Zafar Ansar bisedoi gazetari Top-Channel Muhamed Veliu.
Muhamed Veliu-Zoti Ansar mirseerdhët në Top-Channel, kësaj here ballë përballë ndryshe nga herët e shkuara kur ne kemi biseduar me Skype…
Zafar-Ansar-Faleminderit. Kënaqësi të jem me ju këtu në Tiranë sic edhe ju e thatë ballë për ballë.
Muhamed Veliu-Do të dëshiroja ta nisja jkëtë intërvistë duke iu pyetur. Pas më shumë se 4 vitesh ju riktheheni në Shqipëri. Cili është qëllimi vizitës tuaj?
Zafar-Ansar-Qëllimimi kësaj vizite lidhet me eksplorimin e mundësive të tanishme për të mundësuar ato projekte që në nisëm disa vite më pare.Tani qeveria ka ndryshuar dhe jam këtu për të parë nëse me të vërtetë ndryshimet kanë ndodhur dhe cilat janë mundësitë për të bërë biznes në Shqipëri.
Muhamed Veliu-A ndjeheni i keqardhur për atë që ndodhi 4 vite më parë kur ju nuk mundët të realizonet projektet tuaja pasi u përballët me një sër problemesh?
Zafar-Ansar-Natyrisht nga këndvështrimi një biznesmeni është gjithmonë e vështirë kur projektet në biznes nuk realizohen për arsye të ndryshme. Në rastin tonë kishim një dilemë pasi na u kërkua një shumë parash për atë që na u përshkrua si tarifë-suksesi (“success fee” ) prej 3 % nga vajza e kryeministrit. E gjitha kjo në pikpamjen time ishe një dicka jo normale. Sic edhe ju tregova në intervistat e fundit që zhvilluam bashkë nëse ju pajtoni një avokat ata do tju kërkojnë një tarifë standarte . Në rastin tonë na u kërkua të paguanim 200 euro për 1 orë pune dhe në fund të kontratës për suksesin e projektit na u kërkua 3 %. Këtë kërkesë për 3% shin unë nuk e konsiderova si të drejtë dhe prandaj nuk e nënshkruam kontratën. Ishte për të ardhur keq që ky investim nuk u realizua. Ata që humbën nga ky projekt nuk ishte vetëm kompania ime por më së shumti populli shqiptarë. Nga të tilla projekte populli shqiptarë do të përfitonte një energji elektrike të lirë, një numër të madh të punësuarish me rroga të mira por asnjë gjë nuk ndodhi. Natyrisht ne humbëm para por në fund ishte populli shqiptarë ai që humbi.
Muhamed Veliu-Sa të dëmshme ishin për ju apo edhe biznesmenë të tjerë pikërisht këto praktika që përshkruat më sipër? Kompanitë tuaja janë të shkrira në shumë vënde të botës. A jeni përballur në këto vënde me një kërkesë për 3% tarife-suksesi sic ju ndodhi në Shqipëri?
Zafar-Ansar-Nëse do të ishim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës avokatët do të na thonin. Do të punojmë falas për ju pra nuk do të paguani asnjë kosto por cfarë do të përfitohet do ta ndajmë në mënyrë të barabartë. Kjo është praktika në SHBA. Kurrë nuk jam ndeshur me kërkesën që mu bë në Shqipëri në asnjë vend tjetër të botës. E gjitha është një dicka tërësisht jo e drejtë, pra që përvec pagesës për orët e punës të avokatëve të shtohej edhe tarifa e suksesit. Prandaj edhe projekti ynë nuk u realizua…Për mua kjo histori më së shumti ishte e dëmshme për popullin shqiptarë se sa për ne. Kësaj lloj praktike duhet ti kushtohet një vëmendje e vecatë për mos të ndodhur përsëri me mua apo me të tjerë të interesuar së investuari në Shqipëri.
Muhamed Veliu-Në këndvështrimin tuaj si biznesmen, ajo që ju ndodhi 4 vjet më parë është e drejtë të cilësohet si një korrupsion i pastër?
Zafar-Ansar-Nga ajo që kuptova PO, pasi një kërkesë të tillë e konsiderova si të pazakontë që përvec pagesës për orë punë të na kërkohej tarifa e suksesit .Cfarë do të thotë tarife suksesi? Personi ishte me shumë influencë dhe mund ta kishte realizuar këtë projekt
Muhamed Veliu-Sapo deklaruat se të tilla praktikave duhet tu kushtohet vëmendje. Sipas jush të tilla praktika a duhet të hetohen nga drejtësia shqiptare?
Zafar-Ansar-Unë mendoj se të tilla praktika duhet të hetohen për ti korrigjuar gabimet. Në të njëjtën kohë ato duhen ndaluar. Kjo për të mirë të vëndit tuaj dhe biznesmët do të kenë mundësi të investojnë paratë e tyre në Shqipëri.
Muhamed Veliu-Zoti Ansar nëse drejtësia shqiptare do të kërkojë prej jush dëshminë tuaj në gjykatë për atë që e përshkruat si aferë korruptive të vajzës së ish kryeministrit Berisha. A jeni i gatshëm të bashkëpunoni?
Zafar-Ansar-Llogariadhënies duhet ti jepet vëndi i duhur. Po, unë do ta konsideroja një gjë të tillë. Po.Dua të theksoj se llogaridhënia duhet të zbatohet nga autoritetet përkatëse kushdo qofshin ato. Jam i gatshëm të testohen të gjitha ato që kam deklaruar. Gjithcka e thënë prej meje është mëse e vërtetë.Nuk ka asnjë tjetër përvec saj.
Muhamed Veliu-Le ti rikthehemi cështjeve të biznesit. Gjatë këtyre ditëve në Tiranë këni zhvilluar disa takime biznesi. A mendoni se tashmë klima e të investuarit në Shqipëri për investitorët e huaj ka ndryshuar?
Zafar Ansar- Kam dëgjuar të dhëna pozitive nga njerëzit që takoj, komuniteti biznesit, miq të mi. Ata janë shpresë-plotë se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur. Me plot sinqeritet ju them se edhe unë shpresoj shumë që gjërat janë kështu.
Muhamed Veliu-A jeni i gatshëm ti riktheheni planeve tuaja të investimit të cilat nuk u realizuan në të shkuarën dhe a mund të ndani me ne se cilat janë pikërisht këto plane për të investuar në Shqipëri?
Zafar-Ansar-Ne krijuam një fond privat për infrastrukturën prej 200 miljon euro.Mund të rishikohet.Ne jemi të interesuar të investojmë në sistemin e kujdesit shëndetësor, në rafineri si dhe në sistemin e energjisë nëse mundësitë vijojnë të ekzistojnë.
/Muhamed Veliu-TCH/
Add new comment