Bulqizë, shpërthimi në makinë, dyshohet për shkak të divorcit.

Postuar në 29 Prill, 2014 07:55

Policia lokale ka dyshime konkrete për lëndën plasëse të vendosur në një makinë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së martës në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gjeologu” të qytetin, ndërsa lënda shpërthyese ishte vendosur në një automjet tip “Mercedez Benz” në pronësi të shtetasit Ardjan Duriçi.
Shpërthimi i mjetit që ishte i parkuar para banesës së Duriçit, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Nga policia dyshohet që lënda eksplozive të jetë vendosur në pjesën e kofanos. Shpërthimi i sotëm e ka çuar policinë drejt dy pistave të hetimit, asaj të një grindjeje të hershme por edhe dyshimeve të një konflikti me të afërmit e ish-bashkëshortes së Duriçit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.