Avioni, MB përgënjeshtron Berishën: S'ka oficer me iniciale O.N. në Fier

Postuar në 17 Maj, 2014 14:31

Ministria e Brendshme ka reaguar pasi ish-kryeministri Berisha shkroi në “Facebook” se “një oficer me inicialet O.N nga Fieri, ka dëshmuar se ka parë 3 herë avionë që janë ulur në fshatin Bedat”. Në reagimin e Ministrisë së Brendshme theksohet se “nuk ka asnjë oficer policie dhe asnjë punonjës policie me iniciale O.N. pranë Drejtorisë së Qarkut Fier”, duke përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha. Duke i quajtur këto akuza përpjekje për të përbaltur Policinë e Shtetit, ministria e Brendshme bën thirrje për mbështetje të Policisë në luftën kundër krimit.
 
“Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë në deklaratën e deputetit Berisha.
 
Kjo është përpjekja e radhës për të përbaltur Policinë e Shtetit.
 
MPB deklaron me përgjegjësi të plotë se nuk ka asnjë oficer policie dhe asnjë punonjës policie me iniciale O.N. pranë Drejtorisë së Qarkut Fier.
 
MPB bën thirrje për mbështetje ndaj punës së policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.