Kavajë, arrestohet një infermier, vidhte dhe shiste ilaçet e spitalit.

Një infermier 53-vjeçar, i quajtur Ylli Sinani, është arrestuar sot në spitalin e qytetit të Kavajës për vjedhjen e barnave të të sëmurëve.
Seksioni i Krimit Ekonomik në Komisariatin e Kavajës ka zhvilluar një operacion të koduar “Fizioterapisti” duke bërë arrestimin në flagrancë të Ylli Islam Sinanit, banor i Kavajës, i punësuar infermier fizioterapist.
Burimet zyrtare nga ky komisariat thanë se ky person ka abuzuar në vazhdimësi me detyrën duke vjedhur dhe kontrabanduar në Spitalin e Kavajës nje sasi të kosiderueshme barnash spitalore për përdorim spitalor si dhe barna të tjera pa pullë që tregtoheshin nga disa farmaci në Kavajë.
Add new comment