Xhelal Mziu në seancë: Taksat ligjore, Gjykata të caktojë ekspert.

Në procesin gjyqësor ku i pandehur për shpërdorim detyre është kreu i bashkisë Kamëz Xhelal Mziu dhe dy vartësit e tij, Mziu kërkon nga gjykata të caktohet një ekspert kontabël, pasi sipas tij taksa e vendosur për kompaninë “Gjoka” është konform ligjit dhe jo abuzive.
Më tej, Mziu shpjegoi dhe arsyet pse mungoi një seancë më parë duke deklaruar se shkak është bërë një aktivitet i organizuar nga Partia Demokratike për reformën territoriale, pasi sipas Mziut ai duhet të ishte me patjetër pasi përfaqëson bashkinë e 6-të më të madhe në rang vendi, si dhe është funksionar i PD-së.
Po ashtu, kreu i Bashkisë Kamëz akuzoi sërish organin e akuzës, se procesi ndaj tij është një gjykim i stisur politikisht pasi ai s’ka shkelur asnjë ligj, dhe rruga për të cilën ai gjykohet se ka shpërdorur detyrën gjatë një tenderi është ende duke u tenderuar për t’u ndërtuar.
Add new comment