Ekstradohet nga Italia 29-vjeçari kërkohej nga policia prej vitit 2010.

Postuar në 04 Korrik, 2014 13:17

Sot rreth orës 15:30, zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ka kryer ekstradimin nga Milano drejt vendit tonë të 29-vjeçarit Elton Koxherri, i kërkuar për plagosje.

Mësohet se Koxherri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më 23 qershor 2011, ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, ndaj tij për kryerjen e veprës penale të plagosjes së rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim.
 
I ekstraduari Elton Koxherri, më datën 02 nëntor 2010, në Tiranë, në bashkëpunim me shtetasin Shkëlqim Koxherri kanë rrahur dhe goditur me dorezë dore shtetasin Majlind L., duke i shkaktuar plagë të rënda. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në lidhje me pronësinë e një toke.
 
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më 12 maj 2014, në Itali, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Elton Koxherri.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas iu dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.