Korçë, policia parandalon vrasjen brenda familjes.

Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur një vrasje të mundshme brenda familjes në fshatin Monasvet të qytetit të Korçës, duke arrestuar autorin Hysen Kazelin.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së djelës në fshatin Monasvet ku banorët e këtij fshati kanë njoftuar policinë se Hysen Kazeli po tenton të vrasë familjarët e tij me armë.
Pas njoftimit policisë është nisur menjëherë në vendngjarje duke mbërritur në kohë për të parandaluar krimin dhe duke vendosur në pranga Hysen Kazeli, i cili në arkivat e policisë rezulton i dënuar më parë për vrasje.
Janë të paqarta shkaqet që kanë shtyrë Kazelin të kërcënonte me jetë anëtarët e familjes së tij, por bëhet e ditur nga policia janë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në momentin e arrestimit autorit i është sekuestruar edhe arma e zjarrit, tip pushkë dhe një fitil përcjellës.
Add new comment