Lushnjë,pallati rrezikon shembjen 15 ​familje mund të mbeten pastrehë.

Postuar në 08 Korrik, 2014 08:23

15 familje rezidente të pallatit numër 70 në lagjen “Gafurr Muço” në qytetin e Lushnjës, janë të rrezikuara, teksa pallati rrezikon shembjen.
 
Shkak për këtë janë bërë punimet kryera në një banesë në katin e parë të këtij pallati.
 
Pronari i këtij apartamenti mori leje nga Bashkia për restaurimin e tij, por më pas ndryshoi projektin dhe nisi të bënte lokal duke shembur muret e brendshme dhe kolonat.
 
Pasojat e këtij veprimi u shfaqën ne apartamentet e tjera të pallatit, të cilat pësuan plasaritje dhe pamjet e fokusuara nga kamera e A1 Report flasin qartë për gjendjen e këtij pallati.
 
Ndërkohë lidhur me këtë situatë reagoi edhe kreu i inspektoratit ndërtimor pranë bashkisë Lushnjë, Flamur Peqini, i cili pohoi se është pezulluar leja e ndërtimit.
 
Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim pronarin e apartamentit dhe inxhinierin që mori përsipër rikonstruksionin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.