Korçë, vodhën 2.5 mln € në bankë 33 vite e 4 muaj burg 5 bankierëve.

33 vite e katër muaj burg ka dhënë Gjykata e Korçës për ish-drejtorin e një banke të nivelit të dytë në Devoll dhe 5 bashkëpunëtorëve të tij, të cilët nëpërmjet mashtrimit mundën të zhvatin nga llogaritë e klientëve të kësaj bankë shumën prej 2.5 milionë euro.
Konkretisht, Gjykata ka dënuar me 14 vite burg ish-drejtorin e bankës Blendi Topalli, me 12 vite Ervin Xhaxhin pronar i lojërave të fatit, ndërsa më nga dy vite burg janë dënuar Kimet Hoxha, Julian Kosho, Loren Ballco.
1 vit e katër muaj burg Gjykata dha për Fjoralba Andrean, e cila për 4 vite të tjera nuk do lejohet të punojë në bankë.
Add new comment