Maqedonia,Rama:Të reflektojnë garantët e marrëveshjes së Ohrit.

Postuar në 08 Korrik, 2014 14:30

Gjatë Iftarit të shtruar nga çifti kryeministror me rastin e muajit të Ramazanit, Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe atë se çfarë po ndodh në Maqedoni. Gjatë fjalës së tij Rama u ka kujtuar edhe ndërkombëtarëve si garantues të marrëveshjes së Ohrit për zbatimin jo korrekt të saj. Ndërsa ka bërë apel për maturi mes dy vendeve ka kërkuar që çështja duhet të zgjidhet në planin tre palësh, duke kërkuar reflektim nga ana e garantuesve të Marrëveshjes së Ohrit.

Më tej Rama theksoi se Flamujt e radikalizmit kombëtar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale, gërryese, varfëri, papunësi, keqarsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet.
 
“Ajo çfarë po ndodhë në Maqedoni meriton vëmendje. Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot vetëm dy palët, shqiptarët dhe maqedonasit, por edhe garantuesit. Nëse maturia duhet dypalësh, reflektimi duhet të jetë trepalësh. As burgosja e përjetshme e 6 shqiptarëve dhe as flamuri e radikalizmit, që bie ndesh interesave shqiptare, nuk mund të justifikohen. Flamujt e radikalizmit kombëtar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale, gërryese, varfëri, papunësi, keqarsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet, në organizmin shoqëror të një bashkësie dhe për këto duhet menduar në tre palë për Maqedoninë, për këto duhet menduar në shumë palë për Ballkanin. Muaji i ramazani kohë e artë për të folur jo vetëm për paqe por edhe për dije. Urdhri i parë i engjëllit për profetin është lexo. Ramazani është bërë për na kujtuar etjen për dije. Nuk e fsheh dot që do të ma donte zemra për ata që përpiqen që me te tyren duan te bëjnë më të mirën për vendin se mund ta rrezatojmë më së mirë vendin përmes harmonisë fetare.”- tha kryeministri Rama. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.