Mungesa e hapësirës për varret Gjermeni: Tani dhe me djegie.

Postuar në 09 Korrik, 2014 06:50

Mes problemeve  të varezave të Tiranës qeveria ka nisur të marrë masa për të ndryshuar këtë situatë.  Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese mratoi në parim projekt ligjin për varrezat publike. Ky projekt ligji u miratua me konsensusin e mazhorancës dhe opozitës.
 
“Me anë të ligjit parashikohet edhe futja e formave të tjera siç është dhe djegia e trupit. Një ndryshim tjetër  parashikon ngritjen e varrezave historike kulturore dhe shtetërore”, ka thënë ministria e Englantina Gjermeni . Ajo tha se  këto ndryshimet ligjore janë të domosdoshme për shkak të situatës emergjente të krijuar në vend dhe sidomos ne Tiranë.
 
“Nga ndryshimet parashikon ngritjen e varrezave private, gjithashtu i japim të drejtën komuniteteve fetare të ngrenë varreza”, theksoi ministrja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.