Statusi,Presidenti austriak Fischer uron Nishanin: Ju mbështesim.

Postuar në 09 Korrik, 2014 13:45

Fischer në të cilin shprehen urimet për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian nga Shqipëria.

Në urimin e tij Fischer shprehet se Austria është një mbështetëse e përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian të mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë shumë aktive në avokatinë e këtij hapi të mëtejshëm përgjatë rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Gjithashtu Fischer duke uruar gjithë të mirat Shqipërisë për zhvillimin e saj të ardhshëm siguron mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë.

Urimi i plotë i Presidentit të Austrisë Heinz Fischer për Presidentin Nishani
“Shkëlqesi,
Duke iu referuar letrës suaj të 12 qershorit dhe kontakteve tona personale më të fundit gjatë të cilave ne diskutuam për çështjen në fjalë, dëshiroj t’ju shpreh Ju si dhe popullit shqiptar, urimet e mia të sinqerta rreth vendimit të Këshillit për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian!

Siç e dini, Austria është një mbështetëse e përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian të mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë shumë aktive në avokatinë e këtij hapi të mëtejshëm përgjatë rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit evropian. Personalisht jam thellësisht i bindur se ky është vendimi i drejtë – rezultat i shumë reformave të ndërmarra nga Shqipëria si dhe motivim për vazhdimin e këtij procesi. Ju siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë dhe i uroj gjithë të mirat Shqipërisë për zhvillimin e saj të ardhshëm!

Mezi pres që të takohemi sërish në fund të gushtit në Alpbach teksa përcjell urimet e mia më të mira për ju.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.