Armët, Rama: Pas Lazaratit kontrolle për mbledhjen e tyre.

Në seancën e radhës salla e Kuvendit të Shqipërisë ështe ndezur nga debatet gjatë diskutimeve për projektligjin për “përdorimin e armëve”.
Deputetët demokratë kanë shprehur kundërshti me tone të ashpra për këtë projektligj duke sjellë në vëmendje statistikat të vrasjeve të ndodhura në vend gjatë 300 ditëshit të qeverisë Rama në pushtet. Vecanërisht, vrasjet e biznesmenëve. Për ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, kriminelët e dalë nga burgu nuk janë biznesmenë.
Rama: Pas Lazaratit, operacion për kontrollin e armëve
Ora 14:15 Kryeministri Edi rama e ka cilësuar si të rëndësishëm projektligjin për përdorimin e armëve, ndërsa ka theksuar se pas aksionit në Lazarat do të nis një tjetër aksion që është ai për kontrolline armëve.
“Kisha dëshirë të thoja diçka në lodhje me shifrat që thanë për 13 biznesmenë të rarë. S’ka asnjë arsye për të parë gishitin kur gjishti tregon hënën. Ajo çfarë tha ministri i Brendshëm nuk ishte një përpjekje për të përcaktuar statusin e të vdekurve, por ka të bëj me vrasje të paralajmëruara si rezultat i një sitemi drejtësi të kalbur. Për njerëz që nuk është ministri i Brendshëm që i quan kriminelë po i ka dënuar si të tillë gjykata e pastaj kanë rigjtur rrugën e lirisë përmes gjyqtarëve të korrupstur. Janë 100 raste që ministri i ka bërë të ditur presidentit. Askush nga këta nuk bashkon zërin me ne për ti dhënë fund këtyre. Një operacion shumë i madh pas Lazaratit do të nis dhe ky është operacioni për kontrollin e armëve. Kërkojmë që të zbulohet menjëhërë dora që vrau Artan Santon, por këta harrojnë akoma nuk se nuk është gjetur dora që vrau Fatmir Xhindin apo Fatmir Veselin kur këta ishin në pushtet. Prandaj them që ky projekt ligj është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Rama.
Tahiri: I latë shteg çdo të sëmuri mendor të merrte armë e të bënte hatara
Ora 12:45 “Ne kemi sjellë një paketë ligjore për t’i garantuar qytetarëve më shumë siguri, nuk liberalizohet e drejta për të mbajtur armë, kufizon në mënyrë radikale të drejtën për të mbajtur armë tek deri deputeti që dje ju e armatosët, gjyqtar prokurorë, që për shkak të funksionit na u dashka të mbajë armë. Pr/Ligji është hartuar bashkë me ekspertin e Bashkimit Evropian. Dhe është diskutuar e drejta e pronësisë, nuk është shteti që kishte pronësinë e të gjitha armëve, dhe ja shpërndante të gjithëve, ne kemi sanksionuar: Ai që ka të drejtën të kërkojë armë, atë armë do e ketë në pronësi të vet, por me kushte të forta që as mos të afrohesh dot të kërkosh armë. Më parë çdo lloj njeriu mund të merrte armë, i kishit lënë shtegun çdo të sëmuri mendor të merrte armë dhe të bënte hatara”, u shpreh nga foltorja e Kuvendit ministri Tahiri.
Add new comment