Tiranë,parandalohet vrasja qytetarët ndërhyjnë në kohë.

Para pak çastesh te zona e tregut elektrik, pranë Fushës së Ali Demit në kryeqytet, Fatos Çifligu i ka shkëputur fëmijën nga dora ish-gruas së tij duke i kërcënuar me thikë.
Tregtarët dhe qytetarë të tjerë që ndodheshin në atë moment në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë duke i shkëputur nga duart fëmijën personit në fjalë.
Pasi i kanë larguar fëmijën nga duart disa prej të tyre e kanë dhunuar Çifligun i cili ka mundur t’u largohet atyre, por është kapur brenda pak minutash nga policia që ka vepruar menjëherë duke e arrestuar pak metra më tutje.
Çifligu është dërguar në ambientet e Komisariatit Nr.1 në kryeqytet ku pritet t’i komunikohet edhe akuza për tentativë vrasje dhe kanosje.
Add new comment