Francë, iu gjetën 6 kg heroinë e 100 mijë €, 5 shqiptarë në pranga

Postuar në 12 Korrik, 2014 06:31

Shtatë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë franceze, pasi u ka sekuestruar 6 kg heroinë dhe 10 kg lëndë që shërben për përzierjen e drogës. Arrestimi i tyre u bë ditën e hënë, pas një hetimi të gjatë, por dy prej tyre u liruan nga Gjykata. Tre nga shqiptarët e arrestuar u njohën të premten me akuzat e ngritura nga Prokuroria, ndërsa dy të tjerët pritet të dalin para Gjykatës në ditët në vijim.
 
Sipas policisë, lënda narkotike ishte e fshehur në një pyll në Saint- Priest, ndërsa në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan 100 mijë euro.
 
Arrestimi i shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës, sipas policisë franceze ka ardhur pas një hetimi të zgjatur në kohë, përmes përgjimeve, kontrolleve, e hetimit.
 
Sipas mediave franceze Heroina ishte importuar nga Shqipëria, ndërsa përzierësi vinte nga Holanda. Vlera e rishitjes së drogës nuk është specifikuar nga ana e policisë së Francës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.