Korçë, përleshen të burgosurit Njëri në gjendje të rëndë.

Postuar në 12 Korrik, 2014 11:19

Të dënuarit në burgun e Drenovës janë përleshur ditën e djeshme me njëri-tjetrin. Nga policia mësohet se një nga të burgosurit ka mbetur i plagosur rëndë.
 
Përleshja ka ndodhur në dhomën e ajrimit të burgut, ku i plagosur ka mbetur i paraburgosuri Dritan Lushka, i cili u dërgua në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar dhe më pas është rikthyer në ambientet e burgut. 
 
Sipas burimeve nga burgu i Drenovës bëhet e ditur se Lushka është goditur nga të burgosurit Enea Shkoza dhe Saleo Stojani. Mësohet se 2 të dënuarit që i kanë përplasur kokën pas murit Lushkës janë futur në dhomën e izolimit. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.