PD: Arben Ndoka ka kërcenuar zëdhënësen Laura Vorpsi.

Partia Demokratike ka denoncuar sipas saj kërcënimin që i është bërë zëdhënëses Laura Vorpsi, nga deputeti i PS-së Arben Ndoka.
“Sot pasdite Arben Ndoka kërcënoi me anë të një bisede telefonike zëdhënësen e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi. Partia Demokratike e dënon me forcë aktin e sotëm mafioz të kërcënimit të zëdhënëses zyrtare të PartisëDemokratike, Laura Vorpsi, nga deputeti Arben Ndoka. Ky akt kërcënimi erdhi pas denoncimit me fakte dhe prova të së kaluarës kriminale të Arben Ndokës, i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite burg përshfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe përheqje të lirisë së tjetrit”, theksohet në një deklaratë të selisë blu.
Sipas PD-së ky akt banditesk nga Arben Ndoka është një tjetër provë se në Shqipëri, Edi Rama ka ngritjur një infrastrukturë kriminale e mafioze për t’i mbyllur gojën opozitës dhe fjalës së lirë.
“Partia Demokratike e dënon fuqimisht këtë akt banditesk dhe është më e vendosur se kurrë të bëjë transparencë të plotë të lidhjeve kriminale të Edi Ramës dhe përdorimit prej tij të krimit të organizuar për interesapolitike”, theksohet në deklaratën e PD-së.
Add new comment