Toronto Sun: Fëmijët shqiptarë shesin kromin tek bosët për 8 cent.

Ndonëse është bërë shpesh herë objekt debati, këtë rradhë ështëgazeta kanadeze “Toronto Sun”, e cila në një reportazh ka vënë në qendër të vëmendjes punën dhe shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë si ajo në minierën e kromit në Bulqizë.
E ndërsa theksohet se plot 85 milionë fëmijë në të gjithë botën punojnë në kushte të vështira, në mesin e tyre janë edhe fëmijët shqiptarë të cilët punojnë në minierën e kromit në Bulqizë, të pasiguruar e në fshehtësi si dhe me masa minimale për mbrojtjen e jetës së tyre.
Reportazhi sjell punën dhe shfrytëzimin e një 13 vjeçari, i quajtur Keli, i cili tregon kushtet në të cilat nxjerr krom çdo ditë, rreth 2500 metër nën tokë. Edhe pse ai ka humbur nënë e tij e cila është shtypur nga kamioni që mblidhte metalin, apo se i ati e ka braktisur duke e lënë që të rritet nga vëllezërit, varfëria e bën që të vijojë punën në këtë minierë nën kushtet më të vështira.
“Ëndërroj të shkoj poshtë dhe të gjej kromin më të mirë.” shpjegon 13 vjeçari.Nga ana tjetër, vëllai i tij Selimi 21 vjeç, tregon se gjatë mbrëmjes sheh ëndrra të këqija për vdekjen e së ëmës.
Sipas “Toronto Sun” kompani të mëdha ndërkombëtare, përfshirë edhe një firmë me bazë në Vankuver, që ka një histori në Bulqizë, kanë përfituar nga kjo gjendje në Bulqizë. Megjithatë siç theksohet në reportazh, fushata e qeverisë së re për të ndërmarrë reforma në mbrojtje të fëmijëve shihet si një shenjë progresi.
“Me kovat e tyre ata shesin gurët e gjetur tek “bosët e kromit” shkruan "Toronto Sun". Sigurisht që edhe disa nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Amerikë kanë përfituar nga minierat e Bulqizës.
Zëdhënësi i “Columbus Copper Corporation”, Jorge Martinez shprehet se tani janë duke hequr dorë plotësisht nga minierat shqiptare. Martinez nuk ka zënë në gojë punënn e fëmijëve, por vuri në dukje se “Shqipëria është një vend shumë i vështirë për të vepruar.”
Add new comment