Rasti "Monstra",protesta para OKB Ndal diskriminimin e shqiptarëve.

Postuar në 15 Korrik, 2014 03:06

Shqiptarët në SHBA kanë protestuar para selisë së OKB-së në Nju Jork në përkrahje të shqiptarëve në Maqedoni.  Në këtë protestë morën pjesë  emigrantë dhe aktivistë të shoqatave të ndryshme nga shumë shtete të SHBA-ve.

Ata kanë theksuar se mbështesin protestat e fundit të bashkëkombësve në Shkup dhe qyteteve të tjera kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve nga ana e pushtetit maqedonas.
 
Aktori i njohur Xhevat Limani si drejtuesi i kësaj proteste theksoi se  kjo protestë është edhe një zë i fuqishëm nga shqiptarët e Amerikës kundër dënimit me burg të  përjetshëm të 6 shqiptarëve në rastin “Monstra” dhe bashkëngjitur me protestat gjithë shqiptarë që po mbahen nga Shkupi, në Prishtinë, Tiranë dhe kudo ku ka shqiptarë.

Protesta morri një pamje tjetër edhe nga prania e këngëtares së Merita Halili, e cila këndoi himin shqiptar dhe ate amerikan. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.