Librazhdi e Saranda pa ujë të pijshëm, banorët në protesta

Postuar në 15 Korrik, 2014 14:18

 Për të tretën herë radhazi banorët e fshatit Rrajcë në Përrenjas kanë bllokuar tunelin e Qafë-Thanës, teksa kanë protestuar për mungesën e furnizimit me ujë te pijshëm dhe mungesës se vaditjes së tokave bujqësore.

Shkak për këtë situatë janë bërë lidhjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit si dhe ndarja e orarave të ujit nga ana e komunës.

Banorët shprehen se nëse situata nuk zgjidhet protesat do përshkallëzohen.

Mungese uji edhe ne Sarande
Situata problematike sa i përket furnzimit me ujë të pijshëm është edhe në qytetin e Sarandës, teksa tashmë është edhe kulmi i sezonit turistik.

Rrjeti i amortizuar është problemi kryesor, ndërsa defektet në rrjet janë një fenomen i ripërsëritur.

Situata problematike përsa i përket furnizmimit më ujë të pijshëm mbetet edhe në zonat periferike të qytetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.