“U pushtuam nga djalli”, familja shqiptare përfundon në psikiatri

Një familje shqiptare (dy prindërit dhe tre fëmijët) po trajtohen që nga dita e djeshme në repartet e psikiatrisë në spitale të ndryshme të Toskanës. Arsyeja është gjëndja e rëndë psikoligjike e të gjithë pjestarëve të familjes që besojnë se banesa e tyre në Prato është e pushtuar nga djalli. Gjithashtu dy nga tre fëmijët e çiftit kanë pësuar djegie në krahë, gjithmonë sipas tyre, të detyuruar nga djalli.
Historia shokuese që përfshin dhe akte si ekzorcizmi
Më 2 Gusht djali 15-vjeçar i çiftit është dërguar në spital me djegie të rënda nëpër krahë. Kurse pak ditë më parë dhe një nga vajzat e çiftit, 20 -vjeçare, është paraqitur në spital me të njëjtat dëme. Në të dyja rastet prindërit u kanë rrëfyer mjekëve se shkaktari i këtyre djegieve në krahët e fëmijëve të tyre është djalli, i cili ka pushtuar banesën e tyre. Kjo deklaratë shokuese i detyroi mjekët të njoftojnë Karabinierët, të cilët nga ana e tyre pasi ridëgjuan rrëfimin e të dy prindërve shqiptar i’u kanosën këtyre të fundit se po të vazhdonin me këtë alibi rrezikonin kujdestarinë e fëmijëve. Kjo gjë i bëri bashkshortët të humbnin toruan dhe të fillonin të protestonin në hollin e spitalit, duke i detyruar Karabinierët t’i shoqëronin me forcë për “trajtim mjekësor të detyruar” në repartin e psikiatrisë, të njëjtin fat patën dhe të tre fëmijët e çiftit (dy vajza dhe një djalë).
Sipas mediave italiane ideja se shtëpia e tyre ishte e pushtuar nga djalli kishte kohë që persekutonte familjen në fjalë.
Të Martën, 29 Korrik, fillimisht prindërit nga Shqipëria i ishin drejtuar Nedo Manuccit, priftit të kishës së Coianos, jo shumë larg banesës së tyre. Priftit në fjalë babai i tre fëmijëve i kishte rrëfyer se goditej herë pas here papritur nga dhimbje të forta dhe se dëgjonte zhurma të çuditshme në shtëpi.
Ditën e nesërmë Manucci kishte vendosur të vizitonte familjen sëbashku me Guglielmo Pozzi, ekzorcist, por nuk gjeti askënd në banesë, për t’i gjetur ata më vonë, të strehuar në kishën ku shërben, në gjëndje të rënduar psikologjike.
Gjithsesi Monsinjor Guglielmo Pozzi, ka kryer ritualin e ekzorcizmit (ritual ezoterik e shumë i përfolur për funksionin real të saj në Kishën Katolike) familjes dhe banesëns, por, dhe siç ka dëshmuar për mediat, nuk kishte arritur të konstantonte ndonjë prezencë të djallit në shtëpinë e familjes shqiptare. Në të njëjtën ditë është paraqitur në spital vajza 20 vjeçare e familjes, me djegie në krahë dhe në gjëndje psikologjike tepër të rënduar.
Rituali i yshtjes së djallit është përsëritur tre herë në pak ditë, ndërkohë që Monsinjor Pozzi e ka justifikuar si mënyrën e vetme për të qetësuar familjen e terrorizuar nga ideja se ishin të pushtuar nga djalli.
Efikasiteti i kësaj praktike u konstatua ditën e djeshme kur djali 15 vjeçar i çiftit u paraqit me djegie të rënda në krahë dhe i vetmi justifikim që mund të jepnin prindërit ishte se i biri ia kishte shkaktuar vetes nën ndikimin e djallit.
Ndërkohë që nga ana e Policisë italiane po bëhen hetime për autorsinë e plagëve të marra nga të dy fëmijët, të gjithë pjestarët e familjes ndodhen të shtruar në repartet e psikiatrisë në spitale të ndryshme të Toskanës.
Gjithashtu bashkshortët nga Shqipëria rrezikojnë të drejtën e kujdestarisë mbi fëmijët e tyre.
Add new comment