Itali, arrestohet 25-vjeçari shqiptar, iu gjeten 6 kg kokainë

Postuar në 05 Gusht, 2014 08:03

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi në çantën e tij të kompjuterit mbante 6 kilogram kokainë. Sipas karabinierëve të qytetit të Romës i riu shqiptar bëri një manovër të çuditshme me automjetin e tij kur kishte parë në distancë një patrullë të karabinierëve në zonën e Montesacros, dhe kur këta të fundit kishin ndezur sirenën ai kishte nisur të largohej me shpejtësi.

 

Ndjekja nga ana e Karabinierëve e 25-vjeçarit ka zgjatur për nje kohë të gjatë, deri kur arritën ta ndalonin në rrugën Prenestina, ku dhe u bë dhe zbulimi i lëndës narkotike në makinën e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.