Virusi Ebola, merren masa, ISSH: Mos udhëtoni në vendet e Afrikës.

Postuar në 06 Gusht, 2014 07:35

 Për të parandaluar rrezikun e përhapjes së virusit Ebola në Shqipëri, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë, Autoriteti i Aviacionit CIVIL dhe POLICIA Kufitare bashkërenduan masat për të gjithë qytetarët që udhëtojnë dhe vijnë nga vendet e prekura nga sëmundja infektive, e cila deri më tani ka marrë jetën e mbi 700 personave në kontinentin Afrikan.

Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda deklaroi së Shqipëria nuk është vend për t’u pasur panik, por masat do të merren kryesisht për të gjithë personat që udhëtojnë drejt vendeve afrikane dhe që vijnë prej atyre vendeve të prekura , si SIERRA LEONE, Liberia, Guinera dhe Nigeria.

“Ne kemi përgatitur të gjitha strukturat e shëndetësisë për të marrë, për të izoluar këta udhëtarë të cilët vijnë nga këto shtete për t'i pyetur në qoftë SE kanë udhëtuar ose në qoftë se kanë qenë në KONTAKT me individë të cilët janë nga këto shtete dhe do të mbahen në një periudhë izolimi deri sa të vërtetohet se nuk janë të infektuar. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të kufizojnë udhëtimit drejt vendeve afrikane, për të shmangur infektimin.”-tha Eltar Deda
 
Të gjithë personat që udhëtojnë në AEROPORT do të pajisen me një informacion për virusin Ebola, kujdesin që duhet të tregojnë në higjienë, ushqyerje, kontakte me të tjerët, vendet që vizitojnë.

Sëmundja e shkaktuar nga virusi Ebola është një sëmundje e rendë , e përhapur në njerëz nga lakuriqët e natës, por transmetohet nga njeriu tek njeriu. Simptomat e kësaj sëmundje janë TEMPERATURA e lartë, lodhja, djersitja , acarimi i fytit, skuqja e lëkurës dhe shenja të ngjashme me sëmundjet e tjera.

Ethet hemoragjike “Ebola” shkaktohen nga një VIRUS, me potencial përhapje nga njeriu tek njeriu dhe me një nivel fataliteti deri 90%. Virusi shkakton temperaturë të larta dhe dhimbje fyti, ndërsa më pas kalon në diare dhe hemorragji të brendshme dhe të jashtme.
 
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Dr. Silva Bino, Drejtuese e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Dr. Gazmend Bejtja, Drejtor i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Gjergj Koja, Kryeinspektor i Degës së ISHSH Tiranë, të cilët bënë me dije se ministria e shëndetësisë dhe institucionet përkatëse te varësisë përgjegjëse për ruajtjen e shëndetit publik në vend kanë nisur tashmë një bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe me Autoritetin Aeroportual për kontrollin e pasagjerëve që vijnë nga zonat e prekura.
 
 Gjithashtu, gjatë inspektimit të Aeroportit në vendmbërritjen e udhëtarëve u shpërndanë kopje të materialit promocional udhëzues për rrezikshmërin dhe masat që duhet të merren për mbrojtjen nga sëmundjet infektive të përhapura nga virusi “Ebola”.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) informon për përmasat e epidemisë së sëmundjes së shkaktuar nga virusi “Ebola” në disa vende të Afrikës. Konkretisht, nga marsi 2014 e deri më sot janë raportuar 1323 raste të dyshuara/konfirmuara dhe 729 vdekje nga “Ebola” në Guine, Liberi, Sierra Leone dhe Niger 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.